Shkolla austriake “Peter Mahringer” ka mirëpritur prindër të shumtë në kuadër të “Dyerve të Hapura”, një aktivitet promovues i mësimdhenies në këtë shkollë. Josef Fasching, drejtor i shkollës austriake në Shkodër tregon për risinë e vitit të ardhshëm shkollor.

Drejtori Faching shprehet i kënaqur nga interesi i prindërve që vizitojnë shkollën gjatë “Ditëve të Hapura”.

Ndërkohë, për nxënsit maturantë të cilët prezantuan punimet e tyre të diplomës, kualifikimin në një shkollë me standarte europiane e shohin si të domosdoshëm.

Shkolla “Peter Mahringer” në Shkodër është një institucion arsimor jo vetëm për Shqipërinë, por është një institucion arsimor që është i hapur edhe për nxënës të vendeve fqinje i cili ofron një arsimim në nivel ndërkombëtar dhe në mjedise moderne.

Artikulli paraprak“ SI U PUNËSOVA PËRMES QENDRËS KOMUNITARE ?”
Artikulli tjetërADZM SHKODËR, SHQETËSIMET PËR KËTE SEZON