Mbi 900 ndërtime të jashtëligjshme ka evidentuar Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Shkodër të cilat janë brenda territorit të zonave të mbrojtura natyrore gjë që ndikon në dëmtimin e tyre.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha i cili thotë se në rast se do të vazhdojë ndërtimi pa kriter nëpër zonat e mbrojtura atehëre situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Viti 2017 ka qënë një vit problematik sa i takon situatës së zjarreve në parkun kombëtar të Thethit tregon Dardha

Nga ana tjetër Dardha shprehet se qëllimi jonë është vënia në funksion te zhvillimit gjithëvjetor te turizmit, por ajo cka na penalizon është rruga e bllokuar nga dëbora, cka bën që turistët të kthehen pas

Vëmëndje e vecantë sigurisht këtë vit do ti kushtohet projektit të lancuar një vit më parë “Smile Albania”

Artikulli paraprakSHKODËR, “DITËT E HAPURA” NË SHKOLLËN AUSTRIAKE
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI INSPEKTON PUNIMET NË “LOGUÇEZME”