Drutë që tregtohen në subjektet e ligjshme në shkodër janë të ardhura nga Mali i Zi dhe nga Kosova e për këtë arsye cmimi me të cilin tregëtohen është më i lartë. Kështu është shprehur shefi I policisë pyjore Mark Ndou. Megjithatë ai tregon se 90 përqind e popullatës në shkodër është furnizuar me dru zjarri

Ndërkohë Ndou bën të ditur se për shkollat dhe qytetarët e bashkisë shkodër janë vënë në dispozicion 1700 metër kub dru . Ai thotë se momentalisht kjo sasi është e mjaftueshme për ngrohjen e shkollave një pjesë e të cilave përdorin edhe sistemin e ngrohjes me gaz

Megjithatë qytetarët shkodranë detyrohen të paguajnë një cmim tejet të lartë për një metër kub dru si pasojë e përdorimit të saj që vjen nga Mali i Zi dhe Kosova

Artikulli paraprak“VIT TË MBARË O SHKODËR”, MBAHET HESHTJE PËR LINDJEN E MESME
Artikulli tjetërSHKODRA PA HAPËSIRA PUBLIKE