Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Anxhelo Massafra gjatë aktivitetit “Vit të Mbarë o Shkodër” në teatrin “Migjeni” kërkoi që të mbahen pak sekonda heshtje në nderim të viktimave në lindjen e mesme pas sulmeve që po ndërmerren atje

Në mesazhin e tij arqipeshkëvi përcolli edhe letrën e Papa Françeskut për ditën botërore të paqes duke shpresuar për paqe dhe falje mes njëri-tjetrit.

Famullitari i kishës ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani u shpreh se Shqipëria nuk mund të jetojë në paqe kur ka kaq shumë vrasje dhe probleme të ndryshme ndaj bëri thirrje që ndryshimi të fillojë nga vetja jonë

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cilësoi 2019-ën një vit të vështirë për Shkodrën në shumë aspekte por këtë qytet sipas saj asgjë se ndal drejt përparimit.

“Vit të Mbarë o Shkodër” është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet nga arqipeshkëvia Shkodër-Pult dhe shoqata “Drejtësi dhe Paqe”. Edhe këtë vit të rinj të ndryshëm performuan pjesë të ndryshme artistike që e pasuruan mbrëmjen.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA E 9 JANARIT, FAMILJARËT: SPAK TË HETOJË DOSJEN
Artikulli tjetërSHKODËR, DRUTË VIJNË NGA MALI I ZI E KOSOVA