Kjo është situata në të cilën paraqitet situata në merkatën e Rusit. Grumbullime të shumta, pritje të gjata dhe tregtim në kushte aspak higjienike. Qytetarët shkodranë I janë drejtuar tregjeve të hapura për të blerë produktet e nevojshme duke qenë se prej ditës së sotme, izolimi në banesa do të shtrihet deri në orën 5 të mëngjesit. Ata shprehen se e kanë të pamundur të ruajnë distancën gjatë blerjeve në merkatë.

Ndërkohë, ata tregojnë për produktet e blera.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga ora 13 e kësaj të shtune, deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë.

Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore. Ndërkohë kjo situatë është pritur me stres nga qytetarët, të cilët me të zbardhur drita i janë drejtuar dyqaneve për të blerë produktet e përditshme ushqimore.

Artikulli paraprakRAMA: POLICIA DO JU FUSË FORCËRISHT NË SHTËPI, KUSH SHIHET JASHTË DO SHPËRNDAHEN ME GAZ LOTSJELLËS
Artikulli tjetërRAMA: NESËR MOS DILNI ME FËMIJË E PLEQ, POR FILLIKAT! ME DURIM NË RADHË OSE JU GODASIM PA TOLERANCË