Mbrëmjen e së mërkurës startoi në teatrin “Migjeni” edicioni I pestë I festivalit të filmit “Ekranit i Artit”. Eventi nisi me performancën në piano të pianistit Robert Bisha.

Në natën e parë të edicionit të pestë të Ekranit të Artit u prezantuan dy filma nga regjisorë të huaj. Melisa Paci, drejtuese e fondacionit “Art House” tha se ky festival I fimit ka patur rritje nga viti në vit.

Filmi “J’ai retrouvé Christian B.”, I prodhuar në vitin 2020. Për 50 vjet, regjisori Alain Fleischer dhe artisti Christian Boltanski kanë ndarë një miqësi të palëkundur dhe një projekt dokumentar të paklasifikueshëm. Fleischer “kapi” momente unike të jetës dhe krijimit. Këto imazhe, disa prej të cilave janë grumbulluar dhe ruajtur për dekada, më në fund u redaktuan dhe u transmetuan në një film kushtuar miqësisë së tyre.

Ndërsa, filmi “Diteggiatura” rrëfen realitetin e «Carlo Colla & Figli Puppet Company», një ndër kompanitë botërore më të famshme të marionetave. Filmi bazohet në një tekst të performuar nga artistja e regjisorja Silvia Costa

 

Artikulli paraprakSTUDENTËT APEL TË RINJVE: DHURONI GJAK, SHPËTONI JETË
Artikulli tjetërABUZIMI ME TENDERAT/ GJKKO MERR VENDIMIN, JA SA DËNOHET ISH-DREJTORI I TVSH, THOMA GËLLÇI