Në oborrin karakteristik shkodran, në banesën 300 vjeçare të familjes Ljarja në Shkodër u zhvillua nata e tretë e edicionit të pestë të festivalit të filmit “Ekrani I Artit”. Banesa e Ljarjeve është një shtëpi tradicionale shkodrane në zonën muzeale të “Gjuhadolit”, e një familjeje me kontribute në fushën e artizanatit e kulturës. Për pronaret, kjo banesë mbart vlera të veçanta pasi ndër vite është ruajtur origjinaliteti I arkitekturës dhe oborrit të saj.

Organizatori I “Ekrani I Artit” Ardian Paci tha se oborret shkodrane nuk janë vetëm hapësira të banesave private, por shumë më tepër se kaq. Paci foli edhe filmin “Il Buco” që u shfaq mbrëmë për të pranishmit.

Pjesë e aktivitetit ishtin edhe performancat me çifleti, kitarë dhe perkusione elektronike të artistit Robert Bisha

 

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITA “TË QËNDISIM BASHKË NJË PËRRALLË”
Artikulli tjetërLIGJI/ JA KUR DO TË MERRET NË MBROJTJE NGA GARDA E REPUBLIKËS PRESIDENTI I RI I VENDIT