Vendimi i marrë nga kryeministri Rama për kreditë duke ia lënë në dorë bankave të nivelit të dytë se në cilat raste kreditë mund të shtyhen me 3 muaj dhe kur jo, nga disa ekspert të fushës së financës dhe sistemit bankar është i kritikueshëm.

Peter Saraçi, një nga këta ekspertë por edhe pedagog në fakultetin ekonomik në Shkodër thotë se ky vendim i kryeministrit nuk është i duhuri. Zgjidhja mund të jetë që shteti të marra masa financiare për të ndihmuar edhe ata që janë me kredi.

Ndërprerja totale e kredive për 3 muaj siç u përfol sërish nuk është zgjidhja e duhur thotë eksperti Saraçi sepse do të çonte në kolaps bankat e nivelit të dytë. Një tjetër zgjidhje është që qeveria të marrë përsipër kreditë e qytetarëve në bankat përkatëse derisa të kalojë kjo situatë.

Një kujdes maksimal kërkohet edhe në përdorimin e parave kur tërhiqen nga bankomatet apo shkëmbimi që bëhet në sportelet e bankave të nivelit të dytë në Shkodër që janë të hapura.

Mbyllja e biznesit të vogël në Shkodër por edhe e bizneseve të tjera është një problem i madh ekonomim që gjithashtu kërkon ndërhyrjet përkatëse sa më shpejt

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të dëmit ekonomik që është duke u shkaktuar por shifrat janë marramendëse dhe mendohet se janë në rreth 25 milion euro më pak në ditë për të gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakTRANSFEROHET URGJENCA KIRURGJIKALE E TIRANËS, NGA E PREMTJA SHKON TEK SPITALI I TRAUMËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARRËFIKËSET NË PROCESIN E DEZINFEKTIMIT