Bashkia Shkodër vijon dezinfektimin në të gjitha mjediset e hapura publike, rrugë, sheshe, parqe e trotuara të ndryshme por edhe zona të tjera ku densiteti i lëvizjes është i madh.

Në pedonalen “Kolë Idromeno” dezinfektimi është bërë nga reparti zjarrëfikës që tashmë është pjesë e grupit të punës për masat që ka marrë bashkia Shkodër. Përgjegjësi i zjarrëfikësve Ridvan Bushati tregon se janë dy mjete në terren bashkë me 6 efektivë që po bëjnë dezinfektimin.

Është dita e parë që zjarrëfikëset u përfshinë në procesin e dezinfektimit ndërsa do vijojnë çdo ditë.

Këto pjesë kryesore bën të ditur bashkia Shkodër në një njoftim të saj do të jenë çdo ditë në vëmendje për t’i dezinfektuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPERTI: VENDIM JO I DUHUR PËR KREDITË
Artikulli tjetërSHËNDETI – 18.03.2020