Në festën e Fiter Bajramit në të gjitha xhamitë në qytetin e Shkodrës besimtarët falën namazin e kësaj feste të shenjtë për muslimanët.

Ndryshe nga vitet e tjera për shkak të mundësisë së reshjeve të shiut namazi i Fiter Bajramit u fal në të gjitha xhamitë. Në fjalën e tij përfaqësuesi i myftinisë së Shkodrës Arben Halluni dha një mesazh të fortë për shoqërinë dhe politikën

Festa e Fiter Bajramit tha Halluni është një festë e paqes dhe harmonisë pas përfundimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit

Në fund besimtarët musliman pas faljes së namazit të Fiter Bajramit u përshëndetën me njëri-tjetrin duke uruar festën dhe duke u lutur për sa më shumë mbarësi.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 04.06.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, “KUMARXHIU” PREMIERA QË KORRI SUKSES