“Kumarxhiu” është premiera e cila u shfaq në skenën e teatrit “Migjeni” në kuadër të 70-vjetorit të teatrit por edhe si një bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës për festën e Italisë. Kjo vepër e Carlo Goldoni e përkthyer nga Zija Vukaj dhe me regji të italianit Michele Modesto Casarin bën fjalë për një djalë të pasur Florindo i cili futet në rrugën e kumarit duke humbur gjithçka.

Ky rol u luajt nga Indri Qyteza, një aktor i ri, nipi i të madhit Bep Shiroka. Kumarxhiu bie pre e kësaj loje dhe shfrytëzohet nga mashtruesit e kumarit duke lënë të gjitha paratë. Kjo bën që kumarxhiu të humb dashurinë e jetës Rozaurën që në rol u luajt nga Linda Jarani dhe po ashtu mundohet që të mashtrojë këdo që i del përpara vetëm për të siguruar para për të luajtur bixhoz.

E gjitha është një lojë e fortë psikike që kërkon të përcjellë mesazhin tek spektatorët. “Kumarxhiu” është një shfaqje e veçantë pasi u përdorën maskat ndërsa skena e teatrit u kthye në një kabare me muzikën live nga Rezarta Smaja dhe instrumentistët. Në fund të premierës protagonistët shprehën të lumtur për suksesin e arritur

Zija Vukaj i cili përktheu veprën tha se nuk ishte aspak e lehtë.
Komedia “Kumarxhiu” përveç të qeshurave në momente të ndryshme është një shfaqje e cila kërkon që publikun ta bëjë të mendojë dhe të reflektojë ndaj këtij vesi si bixhozi i cili ende sot po shkatërron një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, FALJA E NAMAZIT TË FESTËS SË FITER BAJRAMIT
Artikulli tjetër“SHKODRA KRENARIA IME”!