Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve. Në këtë fazë të parë ka një rënie të numrit të studentëve thotë rektori Adem Bekteshi por kjo ka ardhur si shkak i mesatares 7.5 për degët e mësuesisë dhe rënies së numrit të nxënësve në shkollat e mesme.

Megjithatë krahasuar me vitet e fundit universiteti i Shkodrës këtë vit ka një shifër të kënaqshme të studentëve të regjistruar me mbi 700
Në rang kombëtar universitetet me degë të specializuara kanë një numër të lartë regjistrimesh ndërsa edhe universiteti i Shkodrës tha rektori Bekteshi duhet që në të ardhmen të ofrojë degë të specializuara

Në fazën e dytë të regjistrimeve në universitetin e Shkodrës, rektori Bekteshi thotë se parashikon që të mos mbyllet asnjë degë ndërsa iu bën thirrje studentëve që të regjistrohen.

Në total janë edhe dy faza regjistrimesh në universitetin e Shkodrës nga ku ajo që synohet është që të ruhet numri i studentëve krahasuar me vitet e fundit edhe pse mund të ketë një rënie për shkak të shumë faktorëve të ndryshëm.

Artikulli paraprakGUCI E RE, “ISMET SALI BRUÇAJ” MËSIM ME 2 TURNE
Artikulli tjetërEMIGRACIONI MBYLL DY SHKOLLA NË DAJÇ