130 nxënës në shkollën 9-vjeçare “Ismet Sali Bruçaj” në njësinë administrative Rrethina këtë vit shkollor kanë filluar mësimin me dy turne. Drejtori Roland Shahmani tregon se në 4 klasa të cilat ka kjo godinë nuk mund të akomodohen brenda një turni 130 nxënës që frekuentojnë këtë shkollë.

Sipas drejtorit Shahmani, pavarësisht se shkolla është ndërtuar nga projektet e organizatave të huaja, tashmë është radha e institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë në plotësimin e kushteve të nevojshme për ndërtimin e hapësirave të reja të kësaj shkolle.

Zhvillimi I mësimit me 2 turne është kthyer në problem për shumë prindër, fëmijët e te cilëve frekuentojnë shkollën 9-vjeçare “Ismet Sali Bruçaj”. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse janë vënë në dijeni të këtij problemi dhe pritet ndërhyrja nga ana e tyre për përmirësimin e situatës.

Artikulli paraprakMIRDITA: QINDRA EMIGRANTË SOLLËN FËMIJËT NË MUZE
Artikulli tjetërSHKODËR, FAZA E PARË E REGJISTRIMEVE NË UNIVERSITET