
Ferid Rragami, ish futbollisti i Vllaznisë festoi 65 vjetorin në Shkodër, qytetin e tij të lindjes. Një prej futbollistëve më të mirë të Vllaznisë por edhe kombëtares festoi mes një mjedisi sportiv me miqtë e tij të futbollit dhe tifozë të Vllaznisë. Rragami, i njohur nga tifozët me nofkën Ujku tregon emocionet e 65 vjetorit të lindjes.
Mjeku i njohur Zyhdi Çoba i cili ka një jetë me ekipin e Vllaznisë tregoi një episode se si edhe i dëmtuar Ferid Rragami sakrifikoi për skuadrën duke kërkuar të aktivizohet.
Miqtë e Rragamit vlerësojnë kohën kur luajtën në radhët e Vllaznisë.
Ferid Rragami ka luajtur për ekipin e Shkëndijës fillimisht, më pas me Vllazninë dhe Partizanin ndërsa ka qenë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares shqiptare duke fituar edhe disa trofe të rëndësishëm.