5 maji që prej vitit 2011 njihet si dita e lumit Drin e vendosur në një marrëveshje midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Kosovës dhe Malit të Zi, shtete këto në të cilat kalon lumin Drin. Në këtë ditë mjedisore simbolike për vendet e rajonit qendra mjedisore Eden zhvilloi një aktivitet informues me nxënës të shkollës 9-vjeçare të Hajmelit, pjesë e bashkisë Vau Dejës.

Nxënësit u informuan mbi rëndësinë e lumit Drin dhe pasuritë natyrore që ka. Dita e Drinit shprehet koordinatori i qendrës Eden Ergi Bregasi ka si qëllim ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale ku kalon lumi Drinit, publikut të gjërë si dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e këtij lumi.

Drini Xhafa, pjesë e një guide natyrore informoi nxënësit lidhur me lumin Drin duke i dhënë atyre disa njohuri të reja me qëllim edukimin e nxënësve për mjedisin që në këtë moshë.

Nxënësit e shkollës së Hajmelit u përfshinë edhe në disa lojëra edukative në natyrë duke formuar korniza me lule, gjethe apo bimë të tjera të pyllit duke eksploruar si dhe duke u njohur kështu edhe me pasuritë ekologjike të lumit Drin.

Artikulli paraprakSHKODER, SEKUESTROHEN 4000 FARA KANABIS, NE PRANGA 2 SHTETAS
Artikulli tjetërSHKODËR, QENDRA “EDEN”: TË MBROJMË LUMIN DRIN