Dita e lumit Drin që përkon prej 11 vitesh me radhë më 5 maj është përbyllur në Shkodër me një ekspozitë në sheshin përpara bashkisë Shkodër si dhe një diskutim mes përfaqësuesve të institucioneve mjedisore dhe organizatave mjedisore të shoqërisë civile.

Dita e Drinit u organizua nga qendra mjedisore “Eden” me qëllim dhënien e rëndësisë së duhur lumit Drin shprehet koordinatorja e kësaj qendre Lira Hakani.

Në diskutimin e bërë në sheshin përpara bashkisë problematika kryesore vijon të mbetet ruajtja e lumit Drin nga vetë komunitetet lokale ku kalon ky lumë por edhe një vigjilencë më e madhe e drejtuesve të institucioneve.

Dita e Drinit festohet që nga viti 2011 në çdo 5 maj pas një marrëveshje të firmosur mes shteteve të rajonit ku kalon lumi Drin për shkak të rëndësisë që ka dhe vlerave natyrore që mbart ky lum. Gjatë gjithë ditës më 5 maj qendra “Eden” zhvilloi aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për lumin Drin mbeshtetur nga Global Water Partnership GWP-Med.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET 5 MAJI, DITA E LUMIT DRIN
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E TALASEMISË, META THIRRJE QYTETARËVE DHE POLITIKANËVE PËR NDËRGJEGJËSIM: TË BASHKOHEN ME KAUZËN E DHURIMIT TË GJAKUT