Federata Shqiptare e Futbollit dhe Fondacioni “Lorik Cana 5” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe Ambasadën Hungareze përuruan fushën sportive në Kopshtin e “Ismet Sali Brucaj” në qytetin e Shkodrës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Armand Duka President i FSHF ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana,

Ambasadori Hungarez në Tiranë dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Presidenti FSHF, Armand Duka, në përshëndetjen e tij nënvizoi krenarinë për bashkëpunimin që institucioni që ai drejton ka krijuar me Fondacionin Lorik Cana 5 teksa u tregua i gatshëm për të mbështetur kauza të tilla.

Ish kapiteni I kombëtares shqiptare Lorik Cana shpjegoi iniciativën e tij dhe synimet e saj për tu ardhur në ndihmë fëmijëve

Ndërsa kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tregoi se si lidni ideja e bashkëpunimit mes saj dhe Lorikut drejtuesit të fondacionit Lorik Cana 5

FSHF në bashkëpunim me Fondacionin “Lorik Cana 5” kanë nisur ndërtimin e fushave të futbollit në disa kopshte të Shqipërisë.Kjo fushë futbolli në kopështin “Ismet Sali Brucaj” në Shkodër do ti shërbejë fëmijëve të cilët do të luajnë çdo ditë në të.

Artikulli paraprakSHKODËR, MASAT PËR MBARËVAJTJEN E SEZONIT TURISTIK
Artikulli tjetërGRABITJA NË RINAS, ISH-POLICI SHOQËROHET NË POLICI