Recitali i 12 i “Mjeshtrit të Madh” Sandër Ruçi që do të jetë me 11 dhe 12 shtator në teatrin “Migjeni” është në përgatitjet e fundit.

I titulluar “Aooa kush ash n’dere”, aktori shkodran Sandër Ruçi që e ndan jetën e tij mes Amerikës dhe Shkodrës do të vijë me shumë surprizë por edhe një numër më të artistësh se vitet e kaluara.

Pavarësisht se kohën më të madhe e kalon në Amerikë të gjithë artistët duhet të kontribuojnë për Shkodrën shprehet aktori Ruçi.

Ketlin Pjalmi do të tregojë edhe njëherë vlerat e saj si shoë girl me rolin e Esmeraldës ndërsa në skenë do të jetë edhe aktorja me një moshë të vogël Hea Lohja bashkë me disa fëmijë të tjerë.

Përveç humorit në 11 dhe 12 shtator në teatrin “Migjeni” në shfaqjen e Sandër Ruçit që do jetë në ora 19:00 nuk do të mungojnë edhe disa prej emrave të njohur të muzikës shkodrane.

Artikulli paraprakKARBURANTET, 1 MLN EURO MANGUT, GODITEN 9 SUBJEKTE
Artikulli tjetërFRANCA “FSHIN” SHQIPËRINË, ‘GJELAT’ FITOJNË 4-1