Rruga Shkodër Hani i Hotit me ndërtimin e saj u vlerësua si një nga investimet më të rëndësishme në Veri të Shqipërisë.Megjithatë imazhi kur kalon në këtë rrugë nuk është aspak I këndshëm, një rrugë që përshkohet jo vetëm nga vendasit por edhe turistët e huaj.

Mbetjet inerte të hedhura në disa pika të ndryshme përgjatë këtij aksi kanë krijuar një situatë jo shumë të këndshme për udhëtarët.Këto pamje i përkasin kësaj të shtune në afërsi të Urës së Vrakës, të cilat mesa duket hidhen aty gjatë natës dhe akumulohen aty me tonelata të tëra.

Banorë të ndryshëm të zonave përreth ka të paktën më shumë se një vit që në mënyre abuzive këto mbetje i kanë hedhur në disa pika përgjatë rrugës Shkodër-Hani I Hotit dhe ajo që vihet re është se nuk kemi asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse për pastrimin e territorit por edhe ndëshkimin e abuzuesve.

Kjo situate është e papranueshme dhe se mbetje të tilla duhen hedhur në zonat e përcaktuara.Ato janë jo vetëm mbetje ndërtimore por edhe mbetje urbanë gjë që e bëjnë shumë të rrezikshme.

Ndaj kërkohet ndërgjegjësimi i subjekteve, për të mos i hedhur këto mbetje në natyre të cilat mund të jenë edhe të rrezikshëm, pasi demi dhe kostoja financiare është disa fish më i madh dhe me impakt në xhepat e të gjithë qytetarëve.

Artikulli paraprakHISTORIA, 10 VITE NE ERRESIRE DHE NE KUSHTE MJERANE
Artikulli tjetërVAU-DEJES, SEKUESTROHEN 60 KG LËNDË NARKOTIKE