Kjo është gjendja e rrugës që bën lidhjen e lagjes Ajasëm me lagjen Tepe në qytetin e Shkodrës, të njohura si lagje të vjetra të qytetit. Tashmë, e lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse, rruga me gjatësi mbi 500 metër i ngjan një pellgu të madh të mbuluar nga balta.

Prej shumë vitesh, përmes kësaj rruge banorët e lagjes Ajasëm kanë bërë lidhjen me qytetin e Shkodrës. Ata thonë prej vitesh i kanë humbur shpresat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Mbushja e gropave me ujë në pjesën më të madhe të rrugës në lagjen Ajasëm ka bërë që shumë fëmijë të mos frekuentojnë shkollën për ditë të tëra.

Ndërprerja e punimeve për asfaltimin e kësaj rruge është bërë në 500 metrat e fundit të këtij aksi, gjë e cila ka indinjuar mjaft banorë të lagjes Ajasëm. Disa herë ata kanë kërkuar që institucionet të hartojnë një projekt për asfaltimin e kësaj rruge por prej vitesh nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Disa kohë më parë vetë banorët,

kanë marrë nismën për nivelimin e kësaj rrugë nga një shtresë gurësh. Për shkak të kostos së lartë që kërkonte për t’u realizuar, një gjë e tillë është lënë e papërfunduar ndërkohë që banorët kanë humbur çdo shprehsë për asfaltimin e kësaj rruge.

Artikulli paraprakBASHA: DO DJEGIM MANDATET, DISA DEPUTET TË LSI KUNDËR
Artikulli tjetërSHKODËR, LLESHAJ-TË RINJVE: EJANI NË RADHËT E POLICISË