Stina e verës nuk mund të mendohet pa rrugë të bllokuara dhe trafik të rënduar në qytetin e Shkodrës. Ndikim tjetër ka patur edhe festa e Kurban Bajramit ku qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit. Trafiku I rënduar në Shkodër është prezent prej pothuaj 2 javësh, ku ka filluar edhe kthimi I emigranëtve në vendlindje e për pasojë rritet edhe fluksi I lëvizjeve me automjet në akset kryesore. Sigurisht, nuk mbeten pas as turistët të cilët vizitojnë kryeqendrën e veriut.

Edhe pse policia rrugore në kuadër të planit të masave që nis që me kontrollet e shumta në terren, shtimin e forcave të policisë apo edhe një vëmendje më të madhe në tërësi, ka qenë e pamundur për t’ia dalë për shkak të një numri shumëfish më të madh të mjeteve motorike.

Një ndikimin në bllokimin në rrugët kryesore të makinave apo edhe rëndimin e trafikut ka ka edhe parkimi I gabuar në rrugë apo parkimet dyshe. Një problematikë kjo e cila përsëritet shpesh në rrugët kryesore të qytetit. Akset me trafik më të rënduar këtë të hënë kanë qenë kryqëzimi I Ish degës së brendshme deri tek “Ish 5 heronjtë” po ashtu nga ky kryqëzim deri në fund të lagjeës “Rus”

Gjithsesi shoferët çdo herë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse në të kundërt policia rrugore nuk do kursehet me masat administrative ndaj tyre pavarësisht se jemi në festë.

Artikulli paraprakVAKSINIMI MASIV, “TË RINJTË SHKODRANË TË VAKSINOHEN”
Artikulli tjetërRRITEN ÇMIMET E PRODUKTEVE PËR BAJRAM