Në kuadër të 65 vjetorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Shkodër po zhvillohen kampionatet kombetare universitare për vitin 2022 në tri disiplina volejboll, basketboll dhe minifutboll. Nxitja e frymës sportive për një rini aktive është fokusi i këtij kampionati.

Besnik Veliu President i Shoqatës Studentore Sportive u shpreh se shoqatat do vazhdojë të punojne fort duke organizuar kampionate të tilla për të inkurajuar dhe përfshirë të rinjtë në sport.

Në këtë kampionat marrin pjesë 6 universitete të Shqipërisë, universiteti i Shkodrës, universiteti i Korçës, universiteti i Gjirokastrës, universiteti i Vlorës, universiteti i Durrësit dhe universiteti i Elbasanit.

 

Artikulli paraprakGRIPI I SHPENDËVE PREK SHKODRËN, GROPOSEN 70 PULA
Artikulli tjetërKISHTE HUMBUR KONTAKTET ME FAMILJARËT QË DJE, GJENDET KRYESEKRETARJA E GJYKATËS SË LEZHËS