Protesta e partisë demokratike nisi me mbledhjen e të gjithë simpatizanëve përpara prefekturës dhe më pas të gjithë marshuan drejt bibliotekës së Universitetit aty ku po zhvillohej konstituimi i këshillit bashkiak

Ish deputeti i partisë demokratike është shprehur se kjo është një mbledhje turpi pasi këto nuk janë të zgjedhurit e Shkodrës por janë të refuzuarit e këtij qyteti

Protesta ka vazhduar me përleshje herë pas here mes policisë dhe protestuesve
Gjatë gjithë kohës që është zhvilluar konstituimi i këshillit bashkiak protestuesit kanë qëndruar para bibliotekës me thirrjet Rama Ik.

Një moment tjetër tensionimi pati kur mbaroi konstituimi i këshillit , ku deputetët e ps dhe këshilltarët janë gjuajtur me shishe uji nga protestuesit

Artikulli paraprakADEMI: KRYEBASHKIAKE DERI NË ZGJEDHJE TË VËRTETA
Artikulli tjetërKONSTITUIMI, BASHA: BETEJA E SHKODRËS ËSHTË E TË GJITHËVE