Në mbledhjen e këshillit bashkiak Shkodër që zgjati për disa orë, anëtarët miratuan shtatë nga 12 pikat e parashikuara në rendin e ditës. Pika e parë e miratuar ishte përdorimi I fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike. Pavarësisht miratimit, këshillëtarët I kërkuar kryetarets së bashkisë Voltana ademi që në mbledhjen e ardhshme të disponojnë të dhënat e të gjithë aplikuesve të ndihmës ekonomike në Shkodër dhe arsyet e përfitimit ose të mospërfitimit. U miratua gjithashtu edhe emërtimi I dy shesheve në lagjen Rus me emërtimet e reja “Dom Simon Jubani” dhe “Hafiz Sabri Koçi”.

Rruga “Kerbaj” në njësinë Oblikë do të mbajë emrin “Admir Bokrina”, emigrantit shqiptar I lindur në Oblikë, I cili humbi jetën pak kohë më parë në një aksident në Itali. Ky projektvendim prej nëntë muajsh pret për miratim nga familjarët e të riut. Gjithashtu u miratuan edhe dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, lista përfundimtare e përfituesve të programit të banesave sociale ku ka patur deri tani 30 aplikime dhe fitues në fazën e dytë, në bazë të plotësimit të kushteve janë 16 aplikime deri tani.

Në dispozicion të familjeve në nevojë, kryesisht të familjeve të jetimëve pa përkrahje bashkia ka vendosur 24 apartamente. me 35 vota pro u miratua edhe projekt vendimi për kreditë e buta që konsiston në subvencionimin e qytetarëve shkodranë për të përfituar banesa me kosto të ulët nga shteti.

Përfitues aktualisht janë 100 familje. Ndërohë, janë shtyrë për diskutim në mbledhjen tjetër, projektvendimi për dhënien me qera të qear të dy subjekteve telefonike pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Ajo që pritej të ishte pika më e rëndësishme e rendit të ditës, dëgjesa me administratorin e ri të Vllaznisë, nuk është realizuar si shkak I mungesës së administratorit Benjamin Naku ne mbledhje. Ndërkohë diskutimi është shoqëruar me debate nga këshilltari Arbis Vjerdha dhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Artikulli paraprakSHESHET “HAFIZ SABRI KOÇI” DHE “DOM SIMON JUBANI”
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSION BULEVARDIT “MEHMET PASHË PLAKU”