Kjo është fusha sportive “Reshit Rusi” ku stërviten ekipet e akademisë Vllaznia. I gjithë mjedisi është dëmtuar plotësisht. Bari sintetik tashmë prej kohësh është jashtë funksion duke sjellë probleme të mëdha për lojtarët e akademisë Vllaznia ashtu siç është dëmtuar edhe në shumë pjesë të tjera.

Anëtari i PS në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Anton Deda bën të ditur këto problematika ndërsa i bën apel kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi që të ndërhyjë.

Këshilltari Deda thotë se ankesa që ka marrë nga të rinjtë e akademisë dhe prindërit e tyre për dëmtimin e fushës sportive “Reshit Rusi” janë të shumta.

Kjo fushë shërben për të gjitha ekipet zinxhir të akademisë Vllaznia ndërsa prej vitesh nuk është ndërhyrë duke bërë që të dëmtohet gradualisht. Futbollistët e rinj pësojnë dëmtime ndërsa stërviten në një terren aspak profesional dhe jashtë të gjitha standardeve.

Artikulli paraprakILIR BEQAJ: PROTESTA NË SHKODËR NGA PD DHE LSI
Artikulli tjetërRUDI VATA: VLLAZNINË E MENDOJ KAMPIONE