Java italiane në Shkodër vijoi me një koncert të grupit artistic “Archestra” që u shfaq në qendrën rinore Arka në Shkodër. Konsulli i Nderit i Italisë në Shkodër Roland Dodani u shpreh se aktivitetet kulturore dhe koncertet do të vijojnë nga grupi “Archestra”.

E pranishme në këtë koncert të grupit muzikor “Archestra” ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila u shpreh se Shkodra është rritur me këto tinguj të muzikës.

Koncerti i grupit “Archestra” i themeluar dy vite më parë nga muzikanti i njohur Lorenc Radovani performoi disa prej pjesëve të njohura të muzikës shqiptare por edhe asaj botërore.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, EDUKIM PËRMES ARTIT KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE
Artikulli tjetërZYRTARE/ KONTRATË 1 VJEÇARE, LIVERPOOL RINOVON ME MESFUSHORIN