Ky është kori i fakultetit të arteve të universitetit të Pejës në Kosovë, të cilët shfaqën një koncert në qytetin e Shkodrës. Koncerti u mbajt në mjediset e rektoratit në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Diregjenti i korit nga Peja Hysen Nimani u shpreh këto bashkëpunime në fushën e artit mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet që të jenë edhe më të shpeshta.

Kompozitori shkodran Gjon Shllaku tashmë pjesë e universitetit të Shkodrës si pedagog tek artet vlerëson këtë zhvillimit në fushën e artit që po bën Kosova me hapa të shpejtë sepse ky kor i fakultetit të Pejës nuk ka më shumë se 10 vite që është krijuar duke lënë të nënkuptohet shqetësimin e artistëve në Shkodër për mungesën e një kori të një niveli të tillë përveç korit që ka vetë shoqata kulturore “Prenkë Jakova”.

Dirigjenti kosovar Nimani ngre shqetësimin e mos vlerësimit se si duhet të muzikës cilësore në krahasim me artin komercial i cili ka marrë vëmendjen maksimale por edhe fitime marramendëse.

Ky është viti i katërt që kori i fakultetit të Pejës në Kosovë organizon koncerte të tilla në qytete të ndryshme duke përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHQETËSIMET NGA RRITJA E TEMPERATURAVE
Artikulli tjetërPRESIDENTI I RI BAJRAM BEGAJ NËN HETIM PËR TJETËRSIMIN E BAZAVE USHTARAKE? JA ÇFARË THOTË SPAK