Departamenti i Infermierisë I Universitetit “Luigj Gurakuqi dhe Shoqata Kombëtare e Fizioterapistëve kanë organizuar Konferencën e Parë Shkencore Mbarëkombërtare e Shkencave Mjekësore Teknike.

Kjo konferencë ndryshe nga herët e tjera ka një specifikë të vecantë pasi për herë të parë mbledh ekspertë të fushës së mjekësisë, e pedagogë nga trevat shqiptare dhe ka për synim shkëmbin e eksperiencave në fusha të ndryshme atë të mjekësisë, shkencave edhe në mësimdhënie.Rektori Ademi Bekteshi e vleresoi këtë konferencë si mjaft të vlefshme pasi sipas tij sjell shkëmbimin kërkimeve shkencore dhe ekspericave mes Universiteteve të trevave shqiptare

Shefi I Departamentit të Infermierisë prane Universitetit të Shkodrës Emiljano Pjetri mes të tjerash tha se synimi I kësaj konference është për ti dhënë një mesazh autoriteteve përatëse sepse të gjitha universitetet mbarëkombetare po e realizojnë detyrën e tyre në lidhje me standartizimin e kurrikulave dhe të ndërhyrjeve shkencore njëlloj me ate të bashkimit europian

Ndërkaq kryetarja e qarkut Shkodër Greta Bardeli i akordoi titullin “Mirënjohja e Qarkut Shkodër” odes së infermierëve të Kosovës , titull të cilin ia dorëzoi presidentit të kësaj ode në Kosovë Naser Rrustemi
Kjo konferencë përfshiu prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme nga Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Artikulli paraprakMBYLLET PA INCIDENTE PROTESTA E OPOZITËS
Artikulli tjetër“COLOSSEO” DHE “PIAZZA PARK”, ÇDO USHQIM KONTROLLOHET