Departamenti i Gjeografisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi një konferencë studentore me studentët e masterit me temë “Gjeografia Vlen”. Përgjegjësja e departamentit të gjeografisë Bresena Kopliku bëri një apel për drejtuesit vendor dhe qëndror që të kthejnë vëmendjen tek gjeografia e cila shërben për dhënien e zgjidhjeve për shumë probleme mjedisore dhe më gjërë.

Studentja Xheni Leka e cila mbajti temën “Ndryshimet morfologjike të qytetit të Shkodrës nga antikiteti deri në ditët e sotme” u shpreh se gjeografia është zgjedhja e duhur për të ardhmen e çdo student.

Në këtë konferencë studentore referuan edhe studentët Migena Muçaj me temën “Alpet Perëndimore-Rrugë tradicionale e tufave transhumane. Transhumanca dhe krijimi i vendbanimeve sezonale në këtë rajon”, Sabina Dani me temën “Fenomeni i tërmeteve në qytetin e Shkodrës”, Bepin Kolvataj me temën “Rreziku hidrologjik për Shqipërinë dhe Shkodrën”, Klodian Zhivani me temën “Burimet ujore të rrezikuara nga impakti i ndryshimit të klimës”dhe Rozara Çela me temën “Kultura dhe gastronomia e qytetit të Lezhës”.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHQETËSIMET E KËSHILLTARËVE NË DISKUTIMET E LIRA
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19/ MSH: 83 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE DHE 34 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT