“Trans-humanca dhe zhvillimi rural” titullohet konferenca ndërkombëtare që fakulteti i Ekonomikut, i Shkencave Shoqërore dhe fakulteti i Shkencave të Natyrës në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Rurale mbajti në mjediset e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Qëllimi i kësaj konference ishte diskutimi në lidhje me problemet dhe sfidat me të cilat përballet sot jeta në zonat rurale.

E pranishme në këtë konferencë ishte dhe Tana Kika drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve e cila theksoi se situata në territorin e Shqipëris për sa i përket gjëse së gjallë është nënkontroll pasi po kryhen vaksinat e nevojshme.

Duke parë rëndësin e traditës së trans-humancës studiues nga e gjithë Shqipëria po përgatisin dosjen për dërgimin në UNESCO që ky fenomen të shpallet trashëgimi kulturore.
Në fund të konferencës u inagurua edhe ekspozita “Jeta baritore në Alpet Shqiptare” nga etnologia dhe antropologia franceze Martine Wolff.

 

Artikulli paraprakAMBASADORI TURK: FETO KËRCËNIM PËR SIGURINË E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërDY YJET E MUZIKES I BASHKOHEN SOT “BIG BROTHER”