Kur ndodhet në fundin e mandatit të tij në Shqipëri, ambasadori turk në vendin tonë Murat Ahmet Yoruk nga Shkodra akuzoi edhe njëherë organizatën terroriste turke FETO. Këtë radhë ambasadori turk ishte më i ashpër në akuzat e tij duke thënë se edhe në Shqipëri ka elementë gylenistë të organizatës terroriste turke FETO të cilët lëvizin të lirë.

Ambasadori i Turqisë kërkoi që strukturat e shtetit shqiptar të ndërhyjnë për të pastruar vendin nga këto element që sipas tij janë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë.

Deklaratën e tij ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk e bëri gjatë një takimi në Shkodër për marrëdhëniet Turqi-Shqipëri mbi temën nga e kaluara tek e sotmja.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, UNIVERSITETI AKTIVITET PËR 150 VJETORIN E GJERGJ FISHTËS
Artikulli tjetërSHKODËR, KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN RURAL