Qindra të rinj të besimit të krishterë këto ditë janë krezmuar në të gjitha kishat katolike të Shkodrës por edhe më gjërë.

Gjatë ditës së sotme një numër i konsiderueshëm të rinjsh u krezmuan edhe në katedralen “Shën Shtjefni” në qytetin e Shkodrës duke nisur kështu një rrugëtim të ri në raport me besimin dhe në një lidhje më të ngushtë me Zotin.

Në krezmim të rinjtë marrin shpirtin e shenjtë për t’u bërë kështu dëshmitarë të përhapjes së mësimeve ungjillore. Krezmimi i të rinjve është një moment që i forcon ata që ta pranojnë fenë dhe dhe të luftojnë për të mirën.

Për këtë sakrament ajo që nevojitet është një përgatitje e zellshme në mësim dhe besim duke qenë se misioni i Zotit zhvillohet nën ndikimin e shpirtit të shenjt.

Në ditët që po kalojmë më shumë se kurrë është e nevojshme që të rinjtë të jenë më afër besimit të Zot duke parë problematikat me të cilat po përballet shoqëria.

Në këtë aspekt shpesh herë kisha katolike e Shkodrës ka dhënë mesazhe të forta për familjen, shoqërinë dhe vetë të rinjtë ndërsa ky moment i krezmimit të të rinjve mund të jetë një shembull pozitiv dhe një reflektim për këdo për të qenë më afër besimit si dhe për t’u shkëputur nga fenomenet negative që na rrethojnë.

Me Krezmimin të rinjtë bëhen pjesëmarrës të shugurimit të Jezu Krishtit për ta vazhduar misionin e Tij në tokë. Të rinjtë që morën krezmimin gjatë gjithë vitit janë fokusuar tek mësimet e kishës për të ardhur tek ky çast sublim i cili ka një ndiki të veçantë në jetën e gjithsecilit.

Krezmimi është një prej momenteve më të rëndësishme të Kishës Katolike dhe këto ditë janë ndër më të bukurat të mbushura me zërat e të rinjve që janë shpresdhënës për një të ardhme më të mirë, natyrisht duke mos u shkëputur asnjë herë nga lidhje me besimin por duke e përforcuar atë dhe më shumë.

Artikulli paraprakMETA Ç’DEKRETON DATEN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërARRESTOHET SËRISH PRODHUESI I PIJEVE ALKOOLIKE XHAVIT KASEMI