Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder vendos masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor per shtetasit Gjoke Murçaj, Ndue Ulaj, Griseld Dekovi te akuzuar per dhenie ndihme kalim i paligjshem i kufirit per 11 shtetas sirian nga Greqia ne Malin e Zi.

Nga ana tjeter gjykata vendosi te liroje me masen e sigurise garanci pasurore shtetasit Saimir Karaj dhe Florjan Tole, i pari me 500 mije leke te reja, i dyti me 300 mije leke te reja.

 

Gjate seances shtetasit e dyshuar dhe avokatet mbrojtes mohuan akuzat duke thene se skane patur dijeni per shtetasit sirian se kane patur per qellim kalimin e paligjshem te kufirit.

Prokuroria kerkoi arrest me burg per 5 shtetasit por gjykata vendosi te liroje dy prej tyre. Ne kerkim mbetet shtetasi Pjeter Preka i cili dyshohet se eshte kryesori i grupit te arrestuarve per kalim te paligjshem te kufirit te emigranteve.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë TRE DITË MË PARË pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e

akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

 

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

 

 

Artikulli paraprak3 KM RRUGË QË MIRËMBAHET NGA BANORËT
Artikulli tjetër“MAFIA SHQIPTARE PO FORCON NDIKIMIN NË FRANCË”