31 Dhjetori ishte dita e fundit e përcaktuar nga kryeministri Edi Rama për funksionimin e lojrave të fatit e basteve sportive .

Nga një vëzhgim qe Star Plus bëri në terren pjesa më e madhe e tyre janë mbyllur ndërsa shumica kanë hequr pajisjet elektronike dhe reklamat.

Menaxheret e basteve sportive po kujdesen që të marrin pas cdo gjë të investuar në lokalet që tashmë do të kenë një tjetër aktivitet.

Por, me hyrjen në fuqi të ligjit ndalimin e “Lojrave të Fatit ”, atëherë bastexhijtë fatin duhet ta kërkojnë diku tjetër, pasi konisderohet e jashtëligjshme nga data 1 janar.

Kompanitë e basteve kanë hequr tabelat e reklamat e shumta të llotove që dikur i hasje ngado në qytet dhe në vend të tyre lexon njoftime: “Jepet me Qira”. Të gjendur përballë një situate të tillë, pronarët e lokaleve janë rikthyer në pikën zero.

Ata do të ushtrojnë përsëri të njëjtin aktivitet, bar-kafe, si kundër kanë bërë vite më parë. Në rrugët e Shkodrës aktiviteti i llotove, e basteve është mbyllur.

Ndryshimi i miratuar në muajin tetor përfshin dhe bastet sportive, baste me kuaj, qen apo çdo kafshe tjetër. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike .Varësia nga bixhozi dhe lojrat e fatit ka rrënuar ekonomikisht mjaft familje në Shqipëri.

Sipas specialistëve të fushës kjo gjë ka krijuar një plagë sociale për shkak të pasojave të rënda që sjell kjo varësi, duke varfëruar çdo ditë e më shumë shtresat në nevojë.Por pak ditë më parë.

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi në fb një mesazh, në të cilin theksohet se në qytetin e Fierit po luhen baste dhe pse tabelat janë hequr. “Ky ishte sot zbatimi i ligjit te lojërave te fatit ne Republikën e te Forteve te Fierit!”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakNGRICAT, ARRSH: NË DISA AKSE DUHEN ZINXHIRË
Artikulli tjetër“LIVADE”, BANORËT TË KËRCËNUAR NGA KANALI