Myftiu i Shkodrës imama Muhamed Sytari në prag të muajit të madhërueshëm të Ramazanit gjatë faljes të xhumasë në xhaminë e Parrucës dha mesazhin e tij duke ftuar besimtarët musliman që të agjërojnë në këtë muaj të madhërueshëm.

Myftiu Sytari i kërkoi besimtarëve që gjatë kohës që janë agjërueshëm të mos bëjnë veprime të cilat nuk janë të përshtatshme.

Edhe në kohët e vështira të komunizmit shqiptarët kanë agjëruar tha myftiu Sytari ndërsa kërkoi që askush të mos abuzojë me mirësitë e Zotit.
Gjatë fjalës së tij myftiu Sytari ftoi besimtarët, ata që e kanë të mundur që të ndihmojnë personat në nevojë si dhe të vizitojnë vendet e shenjta.

Artikulli paraprak“FRIKACAKU BAHET TRIM” VJEN NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërKONFERENCA E NEUROLOGJISË NË HOTEL “COLOSSEO”