Është porta hyrëse kryesore nga vendet e BE-së në vendin tonë, por gjëndja në këtë segment rrugor paraqitet mjaft problematike.

Panorama e kesaj rruge fakton nevojen per nderhyrje te menjehershme ne vendosjen e sinjalistikes horizontale dhe asaj vertikale pasi pervece nje rruge nacionale ku cdo dite fluksi I makinave eshte mjaft I larte, situata paraqitet mjaft problematike edhe per banoret e zones qe shtrihen ne gjithe gjatesine e tij. Edhe pse jane bërë disa investime nga autoriteti rrugor për të bërë të mundur zbutjen e amortizimit sërish këto janë të pa mjaftueshme pasi kjo rrugë gjatë 12 muajve të vitit është ndër më të frekuentuarat. Aksi shkoder- Muriqanit, me një gjatësi prej 13 km është distanca më e shkurtër e cila lidh qytetin e Shkodrës me shtetin fqinj të Malit të Zi, por që fatkeqësisht është i privuar nga mungesa e sinjalistikës rrugore apo ndricimi. E sikur te mos mjaftonin problemet me ana infrastukturore, kthesa te shumta gur ketyre te fundit nje gje e tille i çon shoferet drejte aksidenteve. Nuk kane mungur ankesat e banoreve te zones dhe te drejtuesve te automjeteve per keto problematika qe jane premise per aksidente , sidomos ne kthesat e forta, apo perballe shkollave, por deri me sot situata vazhdon te jete e njejte duke e kthyer kete aks ne njollen e zeze te rrugeve tona.

Artikulli paraprakSHËMBET BANESA E VJETËR, NËNË E BIR APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërGJENDJA NË SPITALIN E PUKËS, REAGON DEPUTETJA E PD, ALBINA DEDA