Arrestohet 36 vjeçari Enton Dushaj i dyshuar si autor i plagosjes se shtetasit Erison Gjeka dhe Ndue Pali, ngjarje e ndodhur ne mbremjen e 25 gushtit te vitit te kaluar. 36 vjeçari i shpallur ne kerkim qe ne ate kohe per vepren penale “plagosje e lehte me dashje” dhe “armembajtje pa leje” u arrestua ne vendin e quajtur Truma e Dugajve te Reja ne Shkoder, pas pedonales “Kole Idromeno”.

36 vjeçari u arrestua nga forcat “Shqiponja”. Ne 25 gusht 2020 plagosja e Erison Gjekes ndodhi ne zonen e Fermentimit teksa 24 vjeçari i plagosur po shkonte me nje motorr drejt baneses se tij se bashke me shokun Ndue Pali qe gjithashtu mbeti i plagosur por te dy pas plagosjes rezultuan jashte rrezikut per jeten.

Qe nga ajo dite, autori i dyshuar nuk eshte arrestuar teksa kjo u be e mundur sot teksa 36 vjeçari Enton Dushaj ishte ne levizje.

Artikulli paraprakSILVA BINO PUBLIKON FAKTET E REJA PËR EFIKASITETIN E VAKSINËS KINEZE: 86% EFEKTIVE NË PARANDALIMIN E VDEKJEVE
Artikulli tjetërZGJEDHJET PËR KREUN E PD-SË, TËRHIQET NGA GARA NJË PREJ KANDIDATËVE (EMRI)