Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

“Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;

– 65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik

– 87% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne spital

– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv

– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino.

Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Artikulli paraprakBERISHA ‘NON GRATA’, META: FLETËRRUFE E PËRGATITUR NGA REGJIMIT KLEPTOKRATIK NË TIRANË! MESAZH, ISH-KRYEMINISTRIT: AMERIKANËT E PACIPË S’NA HABISIN MË
Artikulli tjetërSHKODER, NE KERKIM PER PLAGOSJE, ARRESTOHET 36-VJEÇARI