Studentët protestues në qytetin e Shkodrës kanë filluar ditën e parë të ngujimit në mjediset e Fakultetit Ekonomik. Ato i janë bashkuar kauzës së studentëve protestues në Tiranw, duke këmbëngulur deri në plotësimin e 8 kërkesave.

Në një deklaratë për mediat, të rinjtë i bëjnw thirrje studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të ngujohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Për shkak të ngujimit në mjediset e Fakultetit Ekonomik në qytetin e Shkodrës, është pezulluar procesi mësimor në disa auditore të kësaj godine. Studentët protestues janë të bindur që nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e tetë kërkesave dhe anullimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Artikulli paraprakDËNOHET PËR SHPIFJE LULZIM BASHA, BALLA: VENDIM HISTORIK!
Artikulli tjetërINVESTIME NË NJËSINË ANA E MALIT