Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka marrë pjesë në fillimin e punimeve të një qendre të rë multifunksionale e cila sapo ka nisur që të rikonstruktohet në lagjen nr 1 në Shkodër. Kryebashkiakja tha se bashkia Shkodër se ka një model për shërbime me standarde.

Në qendrën multifunksionale që sapo ka nisur të ndërtohet sipas kryebashkiakes Ademi do të dyfishohet numri i fëmijëve të kopshtit, do të hapet një çerdhe e re ndërsa tashmë cikli parashkollor me këtë investim cilësohet si i përfunduar.

Qendra multifunksionale eleminon sipas Ademit sorollatjet e qytetarëve të lagjes nr 1.

Ky investim është një bashkëfinancim i bashkisë Shkodër me Organizatën për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, ndërsa mbështetja nga donatorët do të vijojë edhe në të ardhmen u shpreh kryebashkiakja Ademi.

Artikulli paraprakLEZHE, MEDALJE PËR 2 NXËNËSIT E SHKOLLES “KOLIN GJOKA”
Artikulli tjetërSTAR TREND – 16.05.2019