Humbja e besimit tek kasta e vjetër politike që qeveris prej 30 vitesh dhe mungesa e alternativave ka bërë që Nisma Thurje të sjellë disa ide të reja për qytetarët duke nisur fillimisht me prezantimin e këtij projekti qytetar, social, ekonomik e politik në të gjitha qytetet.

Pas disa takimesh erdhën edhe në Shkodër në teatrin “Migjeni”. Fillimisht aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi e hapi këtë mbrëmje me pjesën “Ah Moj Demokraci” duke marrë duartrokitjet e publikut.

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo u shpreh se shqiptarët kanë një potencial dhe shkëlqejnë kudo në botë por politika 30 vjeçare i ka shuar ëndrrat edhe pse shpresa s’ka humbur ende.

Endrit Shabani, është një tjetër themelues i nismës Thurje i shkolluar në Oksford i cili u shpreh se për gjithçka në Shqipëri vendosin vetëm dy njerëz, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha dhe ky mentalitet duhet të ndryshojë dhe një mundësi është karta 2020 e Nismës Thurje.

Pano Sako, një nga zërat kundër dhënies të shumë tenderave përmes asaj që qeveria e quan PPP deklaroi se vetmja mundësi për të patur një Shqipëri tjetër është shembja e këtij sistemi të ndërtuar demokracinë reale.

Në fund publiku i pranishëm drejtoi disa pyetje për Nismën Thurje e cila deri më tani ka mbledhur 45 mijë firma të qytetarëve shqiptar për të ndryshuar kushtetutën ndërsa duhet pritur se cilat do të jenë hapat e radhës të kësaj nisme por edhe se a do të fitojë besimin e qytetarëve që partitë e mëdha politike e kanë humbur prej kohësh.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA 2 FITORE ME 7 LOJTARE TË LARGUARA
Artikulli tjetërDITE ZGJEDHJESH ? META HARRON METEN ,LUAN FUTBOLL