Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas 38-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike me doza të vogla. Në njoftimin për media policia bën të ditur se në pranga ka rënë shteasi me iniciale E. P, 38 vjec, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër. Si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPUKË DHE M.MADHE, 70 TË RINJ TRAJNOHEN PËR TURIZMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA “PËRKOHËSI E VAZHDUESHME”