“Përkohësi e Vazhdueshme” është ekspozita e hapur në mjediset e galerisë së arteve e piktorit Theo Napoloni. Kjo është një ekspozitë personale e piktorit Napoloni i cili ka shfaqur dëshirën për ta sjellë në qytetin e Shkodrës.

Drejtori i “Galerisë së Arteve” në Shkodër Fatmir Juka shprehet se artisti Napoloni vjen me disa piktura që kanë një gjuhë të veçantë për mënyrën e realizimit duke ftuar publikun në një vetëvëzhgim duke na ofruar që të shikojmë marrëdhënien tonë me jetën e përditshme.

Pikturat e Theo Napolonit trajtojnë tranzicionin 30 vjeçar dhe problematikat me të cilat përballet ende shoqëria shqiptare.

Theo Napoloni ka hapur edhe disa ekspozita të tjera në Itali, Greqi, Amerikë apo edhe Hollandë dhe vende të tjera duke shkëputur në pikturat e tij ato që rutina na i ka bërë të zakonshme duke na bërë që të mendojmë për dy të vërteta, njëra ajo e zakonshmja e përditshme dhe tjetra e sjellë përmes syrit të artistit.

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË 38 VJEÇAR ARRESTOHET PËR DROGË
Artikulli tjetërSHKODËR, “BASHKIA TË MONITOROJË SE SA LEXOHET”