Një tjetër person ka humbur. Ngjarja ka ndodhur në Vau Dejës në Fshat i Ri. Bëhet fjalë për shtetasin P.Z 44 vjeç i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Familjarët janë alarmuar nga largimi prej banesës i 44-vjeçarit dhe në këtë mënyrë kanë shkuar në policinë e Vau Dejësit duke bërë një kallëzim.

Ka qenë vëllai i personit të humbur, shtetasi me inicialet N.Z i cili ka treguar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Efektivët po kërkojnë për gjetjen e tij.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast:
Policia në njoftimin e saj zyrtar bënë të ditur se më datë 31.08.2018, shtetasi N.Z, vjeç55, banues në fshatin Fshati i Ri, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vëllai, P.Z, vjeç44. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.Kujtojmë këtu se para 10 ditësh u zhdukën dajë e nip në Shkodër dhe deri tani për to nuk ka asnjë gjurmë

 

Artikulli paraprakMUSTAF LICI:BANDAT DHE POLICIA NA KANË SHPALLUR LUFTË
Artikulli tjetërBIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” FUNKSIONALE GJATË VERËS