Bisedat “Dinastia Marubi” në muzeun kombëtar të fotografisë që mban të njëjtin emër janë mbyllur me një bisedë të profesorit të artit dhe studiuesit Zef Paci. Ky i fundit trajtoi fotografinë e Gegë Marubit duke u fokusuar tek fotografia si ritual, një kërkim që e ka nisur që 10-të vite më parë dhe që sjell realitete të larmishme të asaj kohe dhe se si shkodranët por jo vetëm shkonin për të pozuar tek studio e Gegë Marubit.

Studiuesi Zef Paci shprehet se nuk ka qenë e vështirë për të që të trajtojë fotografinë si ritual dhe se kjo lloj nisme e tij është pëlqyer nga publiku.

Profesori dhe studiuesi Zef Paci ka botuar edhe një libër duke e quajtur “Fotografia si ritual” dhe ka bërë një ekspozitë në Itali “Marubi, rituali fotografik” duke sjellë historitë e njerëzve që shfaqen në një mënyrë të posaçme.

Artikulli paraprakHISTORIA, SI HOQËN DORË NGA DROGA
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 26.05.2019