Kanë mjaftuar vetëm disa orë reshje shiu mbrëmjen e së premtes që kalimi në rrugën “Selim Gjyrezi” në lagjen “Zooteknikë” në qytetin e Shkodrës të bëhet pothuajse I pamundur. Gropat e mëdha, tashmë nën pushtetin e ujit e bëjnë pothuaj të pamundur lëvizjen në këmbë të banorëve. Ata thonë se bashkia Shkodër I ka premtuar disa herë rikonstruksionin e rrugës, por asnjë premtim nuk është mbajtur.

Këto janë vetëm ditët e para me reshje shiu dhe rruga është e bllokuar nga gropat e shumta të mbulurara nga uji. Janë më qindra familje të cilat jetojnë në këtë zonë, me dhjetëra fëmijë të cilëve për të shkuar në shkollë u duhet të kalojnë përmes gropave me ujë si shkak I amortizimit të rrugës në 30 vitet e fundit.

Artikulli paraprak“OPEN BALKAN ËNDËRR E SERBISË PËR TË DALË NË DET”
Artikulli tjetërSHKODËR, RAPSODI FRAN KODRA PROMOVIM LIBRIN E TIJ