Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në qytetin e Shkodrës, ndërsa është arrestuar në flagrancë edhe personi përgjegjës.

Burime policore bëjnë me dije se nga konfliktet e vazhdueshme, në fshatin Berdicë, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, Anton Preçi i ka prerë me qëllim rrugën me automjetin e tij tip “Ëolksvagen” me targa AA730MH, 54 vjeçarit N. D, banues në Berdicë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Fiat”, me targa AA373 EK.

Më pas Anton Preçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar përpara banesës së shtetasit N. D dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, ku më pas është larguar. Për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, shërbimet e policisë në mënyrë të menjëhershme kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të autorit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Anton Preçi, 35 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Artikulli paraprakSITUATA E ZJARREVE, SHËNOHEN 15 VATRA
Artikulli tjetërZJARRI NË REÇ, PROÇEDOHET 70 VJEÇARI