Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korçë, Dibër, Durrës, Elbasan, Berat. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër

Në fshatin Reç, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar për ndihmë në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues. Forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur për të shuar vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer, ndërsa zjarri i favorizuar nga era ka marrë përmasa dhe ka rrezikuar disa banesa të fshatit. Një helikopter ka kryer disa opracione ajrore duke shuar vatrat më problematike të zjarrit. Pas largimit të tij, Forcat zjarrfikëse kanë punuar për të shuar zjarrin por për shkak të erës dhe terrenit zjarri ka patur riaktivizim dhe ka rrezikuar të përhapej drejt banesave të fshatit. Forca të ushtrisë kanë punuar së bashku me forcat zjarrfikëse deri në orët e vona të natës, duke izoluar vatrat e zjarrit.

Në fshatin Grudë-Fushë, Njësia Administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore të ndryshme. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.6 ha sipërfaqe me pemë frutore të ndryshme.

Artikulli paraprakVRASJA PËR NJË KARIKUES, I ATI: MARVIT IA ÇANË AORTËN ME THIKË
Artikulli tjetërSHKODËR, PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË