Partia Demokratike e Shkodrës përmes kryetarit të saj Xhevdet Amuli ka hedhur akuza ndaj të deleguarit të PS për Shkodrën Ilir Beqaj pas deklaratave të këtij të fundit se socialistët marrin mandatin e tretë duke fituar edhe qarkun Shkodër në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Një reagim për deklaratat e deputetit Ilir Beqaj ka bërë edhe ish deputetja e PD për qarkun Shkodër Izmira Ulqinaku e cila thotë se Ilir Beqaj nuk I intereson që Shkodra ka 7 vite që keq qeveriset nga Rilindja e kryeministrit Rama dhe se Shkodra nuk ka përfituar asnjë investim serioz. Ulqinaku hedh akuza se qarku Shkodër është mbushur me cannabis dhe pasuruar bandat kriminale.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: 0% SIGURI NË USHQIMET QË BLEJMË
Artikulli tjetërSHKODËR, “ARTI VESH MANTELIN ROZË”