Pas protestës së zhvilluar para bashkisë Shkodër nga disa punonjës të ndërmarrjes së pastrimit që kanë mbetur të papunë për shkak se tenderin e pastrimit e ka marrë një firmë tjetër ka ardhur një përgjigje e përgjegjësit të turnit të tretë dhe disa punonjësve që nuk e kanë ndërprerë punën.

Përgjegjësi Alfred Gjergji i cili ka qenë edhe më përpara në atë pozicion shprehet se të gjithë punonjësit që kanë qenë më përpara janë thirrur për të vijuar punën por për arsyet e tyre personale një numër i vogël nuk janë paraqitur në punë duke bërë që të zëvendësohen me të tjerë.

Edhe punonjësit të cilët kanë qenë edhe më përpara në punë por edhe tani me firmën tjetër shprehen se janë njoftuar të gjithë për të vijuar punën ndërsa thonë se kushtet i kanë më të mira dhe ka një rritje të pagës së tyre.

Në protestën e zhvilluar punonjësit e larguar nga puna nga ndërmarrja e pastrimit kishin të tjera pretendime. Firma që sapo ka marrë tenderin ka nisur punën përmes një kontrate dy mujore fillimisht e kërkuar nga vetë bashkia Shkodër pasi qyteti mbeti pa u pastruar në disa vende ndërsa pritet që më pas të nënshkruhet për 5 vite.

Artikulli paraprak“ARREST SHTËPIE” PËR PROTESTUESIN E ASTIRIT, BALLIU-QEVERISË: ZGJIDHJE KA, ULUNI DISKUTONI
Artikulli tjetërNGËRÇI ME KUSHTETUESEN, META RIPUBLIKON LETRËN PËR RUÇIN